Nuhiu në Podgoricë takon rektorin Božović, diskutohet për bashkëpunim mes universiteteve

Me Rektorin e Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë prof. dr. Vladimir Božović, shprehëm nevojën që të thellohet bashkëpunimi mes universiteteve të vendeve tona për shkëmbimin e dijeve dhe teknologjisë, programeve dhe kërkimeve shkencore!

Bashkë vlerësuam se shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve, organizimi i vizitave studimore, seminareve, konferencave, botimeve dhe veprimtarive të ndryshme shkencore do të ndikojë në zhvillimin e vendit dhe rajonit në përgjithësi!

E ftuam udhëheqësinë e Universitetit të Malit të Zi të shtrijmë bashkëpunimin edhe me universitetet shqiptare të Maqedonisë së Veriut!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=6240504949369783&set=pcb.6240505522703059
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…