Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua me kryetarin e Strugës Ramiz Merko. Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe sigurimin e mbështetjes për komunën në kuadër të mundësive të Ministrisë në tejkalimin e problemeve me të cilat po ballafaqohet në nivel lokal. Ndër të tjera u diskutua për veprimin e përbashkët në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të UNESCO-s, mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, menaxhimi me mbeturinat dhe zgjidhjen e problemeve të tjera aktuale që ndikojnë drejtëpërdrejtë në mjedisin jetësor.