Nuredini: Bashkëpunim dypalësh me Bullgarinë në fushën e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi takim bilateral me delegacionin nga Ministria e Mjedisit dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë të kryesuar nga ministrja Rosica Karamfilova.

Në takim u bisedua për disa tema që kanë të bëjnë me koordinimin e aktiviteteve në fushën e mjedisit jetësor, për të cilat të dy vendet tashmë kanë krijuar një bashkëpunim të mirë.

Theksi u vu në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në transpozimin dhe aplikimin e legjislacionit evropian në fushën e mjedisit jetësor, veçanërisht në procesin e negociatave të RMV-së në BE, gjegjësisht në negociatat e Kapitullit 27 – Mjedisi Jetësor dhe Klima.

Në këtë kontekst u konfirmua efekti pozitiv i aktiviteteve të Grupit Punues 3: Integrimi Evropian dhe politikat e gjelbra të formuara në bazë të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë (nga viti 2019).

Gjithashtu u diskutua për mundësitë dhe nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të paraparë me Programin Dyvjeçar të Punës, i cili zbatohet përmes komisionit të përzier dhe grupeve të ekspertëve në fushën e menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe legjislacionit të BE-së. Fokusi ishte në fushën e mbrojtjes së ujërave ndërkufitare, në radhë të parë lumi Struma, për të cilin pala bullgare ka kërkuar mbështetje në Këshillin e Konventës së Bernës për autostradën Struma. U diskutua edhe për çështjen e bashkëpunimit në mbrojtjen e natyrës së malit Belasicë, si dhe u diskutuan tema lidhur me menaxhimin e mbeturinave.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…