Nuredini: Bisedë me aktivistët e rinj për qëllimet kombëtare për trajtimin e Ndryshimeve Klimatike

Ministri Nuredini së bashku me presidentin Stevo Pendarovski dhe përfaqësuesen e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut Patrizia DiGiovanni iu përgjigjën pyetjeve të aktivistëve të rinj që morën pjesë në Samitin Rinor për Ndryshime Klimatike në Shkup dhe të cilët sot në kuadër të Kabinetit të Hapur, vizituan vilën presidenciale. Në debatin tematik të organizuar në kuadër të aktivitetit, u diskutuan përshtypjet nga Samiti i këtij viti për Ndryshimet Klimatike COP26 në Glasgow, aktivitetet aktuale të ndërmarra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe hapat e ardhshëm në nivel kombëtar si dhe ingjerencat dhe kompetencat e presidentit në fushën e Ndryshimeve Klimatike. Ministri Nuredini ndau ambiciet kombëtare klimatike dhe inkurajoi të rinjtë që të marrin pjesë në mënyrë aktive në miratimin e Ligjit të parë për Veprimin Klimatik, i cili ligjërisht do t’i hapë rrugën neutralitetit të karbonit në vendin tonë. Bëhuni aktiv dhe të zëshëm që të dëgjoheni sepse ju jeni forca lëvizëse dhe motivimi në ndërtimin e shtetit rezistent ndaj klimës”, – tha Nuredini. Në këtë ngjarje, presidenti Pendarovski nënshkroi Deklaratën për fëmijë, të rinj dhe veprim klimatik.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…