Nuredini: Do të ndërtojmë deponinë rajonale sipas standardeve evropiane dhe do t’i zgjidhim sfidat me përpjekje të përbashkëta

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot ka zhvilluar takim mekryetarin e Novacit, Stevçe Stevanovski. Në takim u diskutua për ndërtimin e deponisë rajonale në komunën e Novacit në lokacionin afër ish-minierës së thëngjillit në REK Manastir, e cila do t’i shërbejë rajonit planor të Pellagonisë dhe atij Juglindor.

Në kuadër të takimit u bë një vizitë në deponinë aktuale jo standarde dhe vendndodhjen e deponisë së re të planifikuar. Gjithashtu u diskutua për nevojën e ndërtimit të rrugës alternative për deponinë qendrore rajonale, e cila do të parandalojë ndikimet negative për qytetarët e komunës së Novacit dhe Manastirit. Kjo do të financohet me një kredi nga BERZH dhe një grant nga Qeveria e Zvicrës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…