Nuredini: Duhet bërë vlerësim i ri i kushteve të liqeneve

Do të kërkojmë nga Qeveria rritje prej pesë për qind të niveleve minimale të akumulacioneve, përfshirë liqenin e Tikveshit. Në ndërkohë do të bashkëpunojmë me të gjitha palët e interesuara për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për gjendje më të mirë të liqenit, tha sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në Kavadar, pas takimit me kryetarin e komunës Mitko Jançev dhe përfaqësuesit e  Këshillit iniciativ për Shpëtim të Liqenit të Tikveshit.  Në takim u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale me uljen e nivelit të ujit të liqenit të Tikveshit dhe u morën mendime për marrjen e masave intervenuese dhe aktiviteteve afatgjata për menaxhimin e duhur të resurseve ujore të akumulacioneve.  Gjatë ekzistimit të tij, liqeni pësoi ndryshime në funksionalitet dhe zhvilloi aktivitete të tjera ekonomike dhe vlera ekologjike, si një pasuri natyrore turistike e rajonit. Për këtë arsye, ministri Nuredini theksoi se nevojitet vlerësim ekspertizë, ashtu siç duhet edhe për liqenet e tjera në vend, por si rezultat i bashkëpunimit të të gjitha palëve të të interesuara, ekspertëve dhe autoriteteve në bazë të të cilave do të detektohen aspektet e ndryshme, ndikimet dhe ndryshimet që ka gjeneruar ky akumulacion gjatë ekzistencës së tij dhe në atë mënyrë do të gjenden zgjidhje që do të plotësojnë nevojat e ndryshme në përputhje me legjislacionin, zhvillimin socio-ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit.  Në takim morën pjesë edhe deputetët Daniela Koleva, Zoran Jovançev dhe Panço Minov, drejtori i HEC “Tikvesh” Kavadar Gjoko Tashev, kryetari i Degës “Tikvesh” të Ekonomisë së Ujërave, si dhe pjesëmarrës dhe komisione të tjera, përfshirë edhe  kryetarët  shoqatës ekologjike “Eko-jeta” dhe shoqatës sportive alpinistike “Orle”, Roberto Parizov dhe Nikolla Minçorov dhe përfaqësues të Lëvizjes së ekologëve.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…