Nuredini: Duke u bashkuar në Powering Past Coal Alliance do ta përshpejtojmë tranzicionin në zhvillimin pa karbon

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët për Evropën, e cila u organizua me temën “Revitalizimi i komuniteteve të energjisë dhe mundësitë për rritjen ekonomike”  që u organizua në kuadër të Javës në Londër për Veprimet Klimatike. Tryeza e rrumbullakët synon të bashkojë udhëheqësit e qeverive evropiane kombëtare dhe nënkombëtare dhe organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mundësitë e vendosjes së një faze të hershme të nxjerrjes së qymyrit, një tranzicion të drejtë të punës dhe një rrugë të re të zhvillimit të pastër për rajonet e qymyrit. Ministrat nga Britania e Madhe dhe Kanadaja mirëpritën anëtarët dhe partnerët e rinj të Aleancës PPCA (Powering Past Coal Alliance) ndër të cilat është edhe Maqedonia e Veriut si vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që u bashkua me Aleancën. Me këtë shteti jonë riafirmoi gatishmërinë dhe angazhimet për bashkëpunimin  me bashkësinë ndërkombëtare në realizimin  e tranziciont të gjelbër të drejtë dhe të shpejtë. Tryeza e rrumbullakët ishte një mundësi e mirë për të forcuar vrullin dhe për të inkurajuar vendet dhe organizatat që punojnë me Aleancën në prag të Samitit të OKB-së për Klimën COP26, që do të mbahet në nëntor në Glasgow, për tu përkushtuar në veprimet e nevojshme dhe për t’i dhënë fund prodhimit të qymyrit. Në kuadër të ngjarjes, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, informoi për aktivitetet në nivelin kombëtar drejt arritjes së rritjes me karbon të ulët dhe zhvillim të barabartë. “Maqedonia e Veriut është shumë ambicioze me paraqitjen, gjatë këtij viti,  të Kontributit të Përmirësuar Kombëtar në Marrëveshjen e Parisit, duke u detyruar për një ulje të emetimeve të gazeve serë me 51% në 2030 krahasuar me nivelin e vitit 1990, që është e barabartë me 82% ulje në emetimet neto. Si një vend, prodhimi i energjisë elektrike i të cilit mbështetet shumë në qymyr, duke u larguar prej tij, sfida jonë kryesore është një tranzicion i drejtë. “Duke u bashkuar në këtë Aleancë, ne besojmë se mund të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në arritjen e tranzicionit më të lehtë dhe më të shpejtë drejt burimeve më të pastra të energjisë, që është urgjente në mënyrë që të mund t’i arrijmë qëllimet tona globale të klimës,” tha Nuredini. Të dhënat e fundit tregojnë se Aleanca PPCA përfshin 132 anëtarë, prej të cilëve 18 qeveri evropiane dhe 5 qeveri  jo-evropiane. Gjysma e impianteve të qymyrit në Evropë janë mbyllur ose planifikuar të mbyllen para vitit 2030, në kushte mes rritjes së çmimeve të karbonit dhe zgjerimit të burimeve të ripërtëritshme. Analiza tregon se deri në vitin 2025, të gjitha impiantet e qymyrit në BE do të jenë jokonkurruese krahasuar me burimet e ripërtëritshme dhe skladimin. Ky ndryshim do të përshpejtohet më tej nga synimi i ri i BE-së për klimën në 2030 dhe paketa „Fit for 55“,, duke rritur rolin në rritje të bllokut në përshpejtimin e emetimeve globale të qymyrit përpara COP26.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…