Nuredini: Fillon sezona e skijimit në Kodrën e Diellit – zhvillimi i qëndrueshëm dhe natyra mund të jenë në harmoni

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Elem Tours Adem Avziu, njoftuan hapjen zyrtare të sezonit të skijimit në Kodrën e Diellit, që do të fillojë më 15 dhjetor.  Për herë të parë, sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit hapet në kuadër të Parkut të ri Kombëtar Mali Sharr. Kjo tregon se si zhvillimi i qëndrueshëm mund të shkojë në harmoni me natyrën. Këto lloj aktivitetesh turistike, jo vetëm do të krijojnë vende të reja pune, por gjithashtu do të ju mundësojë qytetarëve tanë argëtim dhe të kalojnë kohë në natyrë. Ministri Nuredini falenderoi z. Avziun dhe të gjithë ekipin e tij për përpjekjet e tyre për të krijuar kushte më të mira për këtë qendër turistike.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…