Nuredini: Fokusi i kësaj Qeverie është te burimet e rinovueshme të energjisë, duke përfshirë përdorimin e energjisë diellore

Mundësitë për investime në energjinë diellore në hapësirën urbane në vendin tonë, si dhe procedurat dhe sfidat në procesin e investimit në një termocentral fotovoltaik të destinuar për shitjen e energjisë elektrike, ishin tema e forumit të titulluar “Dielli ynë, energjia jonë, investimet tona” që me organizim të ProCredit Bank, u mbajt sot në Shkup.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në fjalën e tij hyrëse përshëndeti nismën për mbajtjen e këtij forumi ku përfaqësuesit e institucioneve shtetërore diskutuan me përfaqësues të komunitetit të biznesit për procedurat dhe sfidat në procesin e investimit në termocentralet fotovoltaike për shitjen e energjisë elektrike, duke theksuar se shkurtimi i të gjithë procesit për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm, ndërtimi dhe venia në funksion e instalimit është sfida kryesore si për institucionet ashtu edhe për investitorët.

Ministri Nuredini theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka bërë përpjekje për integrimin e politikave energjetike dhe klimatike dhe ka miratuar një sërë dokumentesh që njohin nevojën për të siguruar siguri energjetike në kushte të qëndrueshme, ekologjike me mjedisin jetësor dhe me çmime që nuk ngadalësojnë zhvillimin ekonomik dhe nuk e rrezikojnë standardin e jetesës së qytetarëve.

Sipas tij, siguria energjetike nuk mund të konsiderohet pa marrë parasysh skenarët afatgjatë të ndryshimeve klimatike dhe përcaktimin tonë për agjendën e gjelbër.

-Duke ditur ndikimin e ndryshimeve klimatike në burimet ujore, me politikat e kësaj Qeverie fokusi është zhvendosur drejt energjisë diellore, të cilën e kemi mjaftueshëm. Këto masa janë të parashikuara në strategjitë kombëtare të energjisë, planin e integruar të energjisë dhe klimës, si dhe në Kontributin Kombëtar në Marrëveshjen e Parisit dhe Strategjinë Afatgjate të Veprimit Klimatik me një plan veprimi, ku jemi të përkushtuar edhe në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë ndaj komunitetit ndërkombëtar – tha ai.

Në këtë ngjarje u prezantua Programi Shtetëror për Mbështetjen e Investimeve në Energjinë Diellore dhe hapat për marrjen e lejeve të nevojshme, u shpjegua procesi i ndërtimit të termocentraleve fotovoltaikë, teknologjia e duhur dhe përvojat e tregut, si dhe u rishikua procedura për marrjen e licencës për prodhim dhe shitje të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe alternativat për shitjen e energjisë elektrike në treg të hapur.

Në forum, përveç përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si dhe përfaqësues të kompanive të interesuara për të marrë pjesë në programe dhe projekte për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…