Nuredini: Infrastruktura e qëndrueshme është baza e gjelbërimit të ekonomisë

Gjatë ditës së dytë të Konferencës së 9-të Ministrore për Mjedisin Jetësor për Evropën, Ministri Nuredini kishte fjalim në seancën plenare dhe tryezën e rrumbullakët kushtuar Gjelbërimit të ekonomisë në rajonin pan-Evropian: Puna drejt një infrastrukturë të qëndrueshme.

Gjelbërimi i ekonomisë po bëhet gjithnjë e më shumë një prioritet strategjik për qeveritë në mbarë botën. Në një përpjekje për të promovuar ekonominë e gjelbër në rajonin pan-Evropian, Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP) dhe aktorë të tjerë kyç si Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Agjencia Evropiane e Mjedisit, zhvilluan Kornizën Strategjike Pan-Europiane për Gjelbërimin e Ekonomisë në të cilën infrastruktura e qëndrueshme luan një rol të rëndësishëm.

Në fjalimin e tij, Nuredini foli për sfidat e krijimit të infrastrukturës së qëndrueshme dhe barrierat më të rëndësishme për planifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të infrastrukturës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për zgjidhjet inovative dhe praktikat më të mira në fushat e planifikimit, financimit dhe zbatimit.

– Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një strategji e re e rritjes për rajonin, duke u orientuar nga modeli tradicional ekonomik në një ekonomi të qëndrueshme, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Ai është i përfshirë në Planin Ekonomik dhe Investiv, i cili ka potencial real transformues dhe synon të inkurajojë rimëkëmbjen afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe konvergjencën e tyre ekonomike me BE-në – tha Nuredini.

Për të tejkaluar nevojën për financim, Nuredini tregoi se është e nevojshme të forcohen kapacitetet për zhvillimin e një linje projekti në nivel rajoni, e cila rrit mundësinë e tërheqjes së financuesve potencial dhe lehtëson financimin.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…