Rrjeti sekondar dhe terciar për gazifikim të shtetit do të vazhdojë pas zgjidhjes së problemit me GAMA-n, informoi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini gjatë vizitës së Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, me rastin e përfundimit të projektit për gazifikim të institucionit.“Ky është vetëm fillimi, kjo është njëra ndër ndërtesat të cilën e konvertuam në gaz, lidhur me gazifikimin është ndërtuar 75 për qind e strukturës primare, ndërsa në jug 90-95 për qind”, informoi Nuredini.I pyetur për procedurën për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar, ministri tha se ligji është publikuar në ENER dhe pas afatit ligjor do të shqyrtohen komentet dhe ligji do të dorëzohet për debat në Parlament.