Nuredini: Komisioni Europian miratoi donacion shtesë prej 22,5 mln euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave  

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave, Komisioni Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, miratoi 22,5 milionë euro shtesë si donacion investimi. Nëse i shtojmë edhe 9 milionë euro të siguruara si donacion nga Qeveria Zvicerane, shuma totale e fondeve të siguruara për vendosjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonet planore Pollog, Jugperëndim, Pellagoni, Vardar dhe Juglindor arrin në mbi 87 milionë euro.  

Sistemi rajonal i menaxhimit të mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor financohet përmes programeve IPA dhe së shpejti pritet të fillojë procedura e tenderimit, ndërsa për rajonin planor të Shkupit janë siguruar fonde granti përmes fondeve evropiane IPA dhe projekti duhet të fillojë.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…