Nuredini: Kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike, askush nuk është më i vetëdijshëm dhe askush nuk është më i prekur se të rinjtë 

Ministri Nuredini mori pjesë në debatin për ngrohjen globale dhe rininë që u mbajt dje në organizim të Fondacionit Metamorfozis, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup, me temë: “Ngrohja globale thërret në aksion, si të përballen të rinjtë me të ardhmen? “ – Përballja me ndryshimet klimatike është me rëndësi kyçe për të hapur rrugën për një të ardhme të qëndrueshme, dhe me më shumë se 1.8 miliardë të rinj në mbarë botën, të rinjtë janë faktorët kryesorë në aktivitetet klimatike – tha Nuredini, duke theksuar se askush nuk është më i vetëdijshëm dhe askush nuk është më i prekur se ata. Për këtë arsye, MMJPH bëri përpjekje të mëdha për të siguruar pjesëmarrjen e publikut, por veçanërisht përfshirjen e të rinjve në procesin e hartimit të dokumenteve strategjike dhe planeve për ndryshimet klimatike. Vëmendje e madhe iu kushtua sigurimit të pjesëmarrjes së gjerë participuese duke përdorur metoda moderne, dixhitale dhe konvencionale, organizim i seminareve, konsultime si dhe u krijua një platformë e veçantë për të rinjtë, aktivistët, organizatat e shoqërisë civile, etj. Përfaqësuesit e sektorit të shoqërisë civile si dhe dy delegatët e të rinjve që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut debatuan në manifestimin “Të rinjtë për Klimën – Liderët e ambicies” që i parapriu Konferencës së 26-të për Ndryshimet Klimatike (COP 26) në Glasgow.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…