Nuredini: Lufta kundër ndotjes së ajrit kërkon bashkëpunim, solidaritet dhe këmbëngulje

Në takimin e sotëm, ministri Nuredini bisedoi me gazetarët për më shumë tema aktuale në mjedisin jetësor. Fokusi ishte tek situatat dhe sfidat që lidhen me krizën energjetike dhe ndikimin në ndotjen e ajrit. Njëkohësisht, ministri Nuredini edhe një herë apeloi tek të gjithë – institucionet shtetërore dhe vendore, kompanitë dhe çdo individ që të jenë të kujdesshëm, të kursejnë dhe të jenë solidar në zgjedhjen e mënyrës së ngrohjes, të zgjedhin burimet e energjisë që janë më pak të dëmshme për mjedisin jetësor, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dru, pelet apo lëndë djegëse tjetër dhe të jenë të kujdesshëm që ato të përmbushin standardet e përcaktuara, sepse mbi të gjitha bëhet fjalë për shëndetin tonë.

Në takimin me gazetarët, u bisedua edhe për statusin e ndërtimit të deponive sanitare rajonale dhe rëndësinë që sa më shpejt Kuvendi të miratojë Ligjin për huamarrje nga BERZH për vendosjen e Sistemit Rajonal të Mbeturinave në 5 rajone planore – Rajoni planor i Vardarit, Juglindor, Jugperëndimor dhe rajoni planor i Pellagonisë.

Pa deponitë sanitare rajonale nuk mund të merremi me deponitë e egra – tha Nuredini.

Në të njëjtën kohë, Nuredini njoftoi për debatin e ardhshëm publik për Propozim-Ligjin për shpalljen e Kanionit të Matkës për zonë të mbrojtur, për të cilën është marrë pëlqimi nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit, si dhe debatin publik për Propozim-Ligjin për Emetime Industriale, i cili do të bëjë një hap përpara në kontrollin e emetimeve nga burimet stacionare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…