NUREDINI: Mali Sharr u bë park kombëtar

Me krenari të veçantë njoftoj se deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me shumicën e 66 votave dhanë dritën jeshile për Ligjin e shpalljes së një pjese të Malit Sharr për park kombëtar dhe me këtë morën një vendim historik. Me miratimin e këtij ligji, shteti ynë fitoi parkun e katërt kombëtar pas shpalljes së atij të fundit në vitin 1958 dhe të parit pas pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me shpalljen e Malit Sharr si zonë e mbrojtur u vu nën mbrojtje dhe u mundësua krijimi i  sistemit për menaxhim të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit, shtëpi për dy të tretat e të gjitha llojeve të bimëve në Maqedoninë e Veriut si dhe florës dhe faunës së pasur dhe endemike. Posedon bukuri të jashtëzakonshme natyrore, gjeodiversitet, veçori hidrologjike, peizazh dhe vlera kulturore. Dhe më e rëndësishmja,  pres që me këtë hap të hapim një faqe të re dhe mundësi të reja jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të zonës dhe shtetit, për vendosjen e një bashkëpunimi më të gjerë  ndërkufitar, për shfrytëzimin e mundësive të reja financiare dhe për zhvillimin e brendeve lokale dhe formave të ndryshme të turizmit dhe forcimin e fuqisë së shitjes. I përgëzoj qytetarët për këtë sukses historik. Ky është një hap i madh me të cilin siguruam përfitime të mëdha për të gjithë ne, por edhe për brezat e ardhshëm. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…