Nuredini: Me mbështetjen e BE-së do të zbatohet projekti i ri rajonal për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mbajti fjalim në hapjen e punëtorisë hyrëse në nivel kombëtar për projektin e ri rajonal “BE-ja për rimëkëmbjen e gjelbër: Mbështetje për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” të mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian.

Në fjalimin e tij, Nuredini falënderoi BE-në për mbështetjen e dhënë, veçanërisht në zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe synimeve ambicioze kombëtare për reduktimin e ndryshimeve klimatike, të cilat natyrisht kërkojnë përgatitje të mirë profesionale, por edhe shumë financa.

Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor inkurajon rritjen e gjelbër të Ballkanit Perëndimor dhe konvergjencën ekonomike me BE-në e vendeve të këtij rajoni, nëpërmjet mbështetjes në zbatimin e saj, në gjelbërimin e ekonomive të tyre dhe në përmirësimin e monitorimit dhe raportimit në konsultim me të gjithë partnerët përkatës.

Në të njëjtën kohë, theksi vihet në disa fusha – Dekarbonizimi: klima, energjia, lëvizshmëria, Çndotja: ajri, uji dhe toka, Biodiversiteti: mbrojtja dhe restaurimi i ekosistemeve, ekonomia qarkore dhe bujqësia e qëndrueshme dhe prodhimi i ushqimit.

Projekti është rajonal dhe përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Shqipërinë, do të zbatohet në periudhën 2022-2025, dhe zbatues është Agjencia e Mjedisit e Austrisë. Vlera e projektit është 11 milionë euro.

Në punëtorinë hyrëse kombëtare foli edhe ambasadori austriak shkelqësia e tij, Georg Woutsas, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së si dhe përfaqësues të Agjencisë Austriake të Mjedisit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…