Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me kryetarin Stevo Pendarovski, drejtorin e PK Mali Sharr Ibrahim Dehari, kryetarin e Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu dhe kryetarin e bashkësisë lokale Kamjan Mahir Rexhepi morën pjesë në hapjen zyrtare të Ujëvarave të Kamjanit të organizuar nga shoqata civile Eco Kamjan.
Organizatat qytetare, autoritetet lokale dhe banorët vendas janë përfshirë në rregullimin e shtegut të këmbësorëve dhe lokacioneve rreth 8 ujëvarave të Kamjanit, duke e bërë kështu këtë bukuri natyrore të disponueshme me një numër të madh të adhuruesve të natyrës. Në këtë mënyrë fshati Kamjan dhe komuna e Bogovinës jo vetëm që vazhdojnë të zhvillohen si komunë ekologjike dhe vendbanim, por kanë hapur një tjetër atraksion turistik dhe u kanë mundësuar banorëve vendas dhe vizitorëve të jashtëm të shijojnë bukuritë natyrore të këtij lokaliteti.