Nuredini: Menaxhimi me ujërat dhe mbeturinat është prioritet për mjedisin jetësor në komunën e Tetovës 

Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ku biseduan për përparimin e bashkëpunimit për realizimin më intensive të projekteve infrastrukturore që janë në interes të qytetarëve.  Theks i veçantë u vu në projektet e parapara në kuadër të programeve IPA, në radhë të pare ndërtimi i sistemit kolektor dhe rrjeti dytësor i kanalizimeve, për të cilat janë kryer pothuajse të gjitha detyrimet nga dokumentacioni teknik.   Është diskutuar edhe për procedurën për dhënien e lejes ndërtimore për zbatimin e projektit për mbrojtjen nga efektet e dëmshme të ujërave – Rregullimi i përroit në fshatin Shipkovicë.   Temë e bisedës ishte edhe fillimi i procedures për pastrimin e deponive ilegale në vendbanimet PK Mali Sharr, si dhe u diskutua për investimet e planifikuara për menaxhimin rajonal të mbeturinave në rajonin e Pollogut.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…