Nuredini: MMJPH do të vazhdojë me projektet për përmirësimin e infrastrukturës ujore në vend

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi Projektligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut për kredi nga Banka Evropiane për Investime për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në vend, në vlerë prej 50 milionë eurosh.

Kjo iniciativë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Mnistrinë e Finansave paraqet një lloj vazhdimësie të fazës së parë të projektit “Furnizimi me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza”, i cili është zbatuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në periudhën e kaluar.

Me këtë këst të dytë të kredisë nga BEI do të vazhdojë mbështetja e komunave për ngritjen e infrastrukturës bazë për të siguruar ujë të pastër për të gjithë banorët në vend, ndërsa projektet do të realizohen përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Fondet do të dedikohen për: rehabilitim, modernizim dhe zgjerim dhe ndërtim i infrastrukturës së furnizimit me ujë, infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, sistemeve të kanalizimeve atmosferike dhe masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet, si dhe për prokurim të pajisjeve të specializuara për mirëmbajtje.

Marrëveshja financiare është në përputhje me BEI dhe pritet të lidhet pas miratimit të ligjit nga Kuvendi i RMV-së.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…