Nuredini – Morton: Mbretëria e Bashkuar mbështet Maqedoninë e Veriut në arritjen e synimeve ambicioze kombëtare klimatike

Ministrja për Evropë dhe Amerikë e Mbretërisë së Bashkuar shkelqësia e saj Wendy Morton, е cila qëndron për vizitë pune në vendin tonë, realizoi takim pune me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. Fokusi i bisedimeve ishte në ambiciet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në trajtimin e ndryshimeve klimatike në prag të #COP26 që do të mbahet këtë vit në Glasgow.  Ministrja Morton e vërtetoi mbështetjen e Qeverisë Britanike për arritjen e qëllimeve ambicioze të përcaktuara në Kontributin e Rishikuar Kombëtarë në Marrëveshjen e Parisit, #eNDC. Gjatë diskutimit u theksua veçanërisht nevoja për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara dhe publikut të gjërë si një mënyrë e vetme për të arritur objektivat e përcaktuara. Gjithashtu u theksua rëndësia e edukimit, ndërgjegjësimi i publikut dhe ndryshimi i shprehive në raport me mjedisin jetësor.  Ministri Nuredini konfirmoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kalimin nga qymyri në burime të energjisë së rinovueshme dhe falënderoi Qeverinë Britanike për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces kompleks.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…