Nuredini në Bogovinë takon Emshiun: Biseduam për projektet e aktuale dhe të planifikuara infrastrukturore

Gjatë vizitës së sotme në komunën e Bogovinës, me kryetarin Besnik Emshiu biseduam për projektet aktuale dhe të planifikuara infrastrukturore që janë duke u realizuar në këtë komunë për të siguruar kushte më të mira jetese për banorët dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Gjatë vizitës kemi bërë një shëtitje rreth punimeve të ndërtimit.

E konsideroj të një rëndësie të veçantë projektin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatrat Bogovinë dhe Kamjan, po ashtu diskutuam për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza për fshatrat Pirok dhe Pallçishtë të financuara nga MMJPH, pastaj projekti për rregullimin e shtratit të lumit të Bogovinës i cili realizohet me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane dhe UNDP-së, si dhe projektet për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë për fshatin Kamjan i cili është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe fillimit të procedurës së tenderimit për furnizim me ujë të fshatit Pallçishtë financuar përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve me kredi nga Banka Evropiane e Investimeve.

https://www.facebook.com/photo?fbid=422535219881555&set=pcb.422535289881548
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…