Nuredini: Ne investojmë në sisteme për ujësjellës, duhet të sigurojmë ujë të pijshëm për çdo individ

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me kryetarin e komunës së Dellçevës Goran Trajkovski, zëvendësambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Shkup Lusjan Egerter dhe kryetarin e Qeverisë së RMV-së Dimitar Kovaçevski, sot morën pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujit të pijshëm në fshatin Trabotivisht, komuna e Dellçevës dhe centralit fotovoltaik për nevojat e impiantit të trajtimit të ujit.

Duke theksuar se investimi në ujësjellësin e komunës së Dellçevës nënkupton realizimin e përcaktimit strategjik të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Qeverisë për të siguruar qasje në ujë të pastër të pijshëm për çdo banor të vendit, ministri Nuredini informoi se Ministria e MMJPH-së merr pjesë në këtë projekt me mjete prej 1.3 milionë franga zvicerane të shfrytëzuara për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit për fshatrat Xvegor dhe Gabrovë dhe lidhjen e tyre në rrjetin e ujësjellësit në komunën e Dellçevës. Pjesa më të madhe e investimeve është sigururuar nga qeveria zvicerane – 6 milionë franga, kurse kontributi i komunës së Dellçevës është në vlerë prej 30.000 frangash zvicerane.

– Projekti i ujësjellësit në Dellçevë ka edhe një komponent tjetër shumë të rëndësishëm. Për punën e impiantit të trajtimit të ujit do të shfrytëzohen teknikat më të mira të disponueshme bazuar në burimet e rinovueshme të energjisë. Kjo konfirmon se përcaktimet tona si vend për  tranzicion të gjelbër dhe zhvillim të qëndrueshëm përmes orientimit drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë tashmë janë pranuar dhe zbatohen gjerësisht”, shtoi Nuredini.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…