Nuredini: Ne jemi duke përshpejtuar procedurat për përdorimin e IPA fondeve dhe po përgatitemi për proceset e negociatave në mjedisin jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi takim me ambasadorin e BE-së David Geer ku diskutuan për shkallën dhe statusin e realizimit të të gjitha projekteve të mëdha infrastrukturore IPA. U diskutua për projektet për ndërtimin e sistemit kolektor për Kërçovën, ndërtimin e sistemit kolektor, rrjetin dytësor dhe stacionin e pastrimit të ujërave të zeza për Tetovën dhe Manastirin, vendosjen e sistemit rajonal për mbeturina në rajonin lindor dhe verilindor etj. Theks i veçantë u vu në mundësitë për përshpejtimin e procedurave për lidhjen e marrëveshjeve në drejtim të shfrytëzimit maksimal të ndihmës financiare që BE-ja i jep vendit tonë. Por u theksua se krahas mbështetjes në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, gjithashtu duhet t’i kushtohet vëmendje edhe projekteve reformuese që do të lehtësojnë procesin e negociatave dhe anëtarësimin në BE.

Në këtë takim është paralajmëruar edhe fillimi i projektit të madh për mbështetjen e institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave që do të menaxhohet nga Sekretariati për Çështje Evropiane, në të cilin rol të rëndësishëm do të ketë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si institucion përgjegjës për menaxhimin e mjedisit jetësor.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…