Nuredini në Kongresin e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës në Marsejë: Rivendosja e ekosistemeve dhe zhvillimi i qëndrueshëm i popullsisë vendore janë përparësia jonë

Ministri Naser Nuredini në kuadër të Kongresit të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës në Marsejë (IUCN), sot mori pjesë si panelist në një sesion kushtuar zgjidhjeve të bazuara në natyrë për ndryshimet klimatike, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Fizik dhe Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, Zëvendësministren e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri Ornela Çuçi, Naig Kozanet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit dhe Boris Erg, Drejtor Rajonal i Zyrës së Programit të Unionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës.Në fjalimin e tij, ai paraqiti përparimin kombëtar në ruajtjen e natyrës, me shpalljen e zonave të reja të mbrojtura, veçanërisht Malet e Osogovës dhe Parkun Kombëtar Mali Sharr, me të cilat pjesa e zonave të mbrojtura u rrit nga 8.9% në 13.3% në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në të njëjtën kohë, ai theksoi përpjekjet për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke gjetur një mënyrë të përshtatshme të menaxhimit të tyre për të siguruar ndërveprim të balancuar njerëzor me natyrën dhe ofrimin e shërbimeve të përshtatshme ekosistemike.“Çështjet e ruajtjes së biodiversitetit, zbutjes dhe përshtatjes së ndryshimeve klimatike janë të ndërthurura dhe prioriteti ynë, si një vend i prekshëm nga ndryshimet klimatike, të cilat i dëshmuam gjatë zjarreve në pyje këtë verë. Prioriteti ynë është restaurimi i ekosistemeve dhe sigurimi i zhvillimit të njëkohshëm të gjelbër të popullatës lokale,” tha Nuredini.Përfaqësuesit e tre vendeve fqinje shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e natyrës, me një fokus të veçantë në ndryshimet klimatike, veçanërisht në rajonin e Ohrit dhe Malet e Sharrit. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…