Nuredini: Në mjedisin jetësor masat prioritare reformuese janë furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujërave të zeza dhe vendosja e sistemit të integruar financiarisht të vetëqëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori pjesë në mbledhjen e nivelit të lartë në kuadër të misionit vlerësues të Komisionit Evropian për Programin e Reformave Ekonomike 2022-2024. Në takim u diskutua për zbatimin e udhëzimeve të politikave të miratuara më 12 korrik të vitit 2021, si dhe për propozimet e dorëzuara për përgatitjen e politikave të reja kyçe për Maqedoninë e Veriut që duhet të miratohen në Dialogun e ardhshëm Ekonomiko-Financiar (në maj të vitit 2022).  Ministri Nuredini shpjegoi dy masat reformuese që MMJPH kishte synuar dhe propozuar, dhe ato janë zhvillimi i sistemit për furnizim me ujë dhe grumbullimi, bartja dhe trajtimi i ujërave të zeza për zbatimin e të cilëve janë siguruar mjete përmes IPA II (2014-2020) dhe kredi nga EIB dhe BERZH dhe vendosja e sistemit të integruar financiarisht të vetëqëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.  Mbledhja u organizua nga Ministria e Financave dhe u kryesua nga drejtoresha e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR (Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim) Michaela Matuella. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…