Nuredini në takim konsultativ mbi masat e propozuara për shpëtimin e Liqenit të Prespës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë, Arjanit Hoxha dhe kryetarin e komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski , iu drejtuan të pranishmëve në debatin publik për gjetjen e aktiviteteve dhe masave specifike për mbrojtjen dhe tejkalimin e situatës alarmante me nivelin e ujit të Liqenit të Prespës.Në tribunën që u mbajt në Resnjë, siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u mblodhën përfaqësues të opinionit profesional, institucioneve shtetërore dhe komunale, njësive të projektit dhe partnerë ndërkombëtarë që punojnë në aktivitete tematike në rajonin e Prespës si dhe organizatat dhe iniciativat e shoqërisë civile.Duke vënë në pah rëndësinë thelbësore të vendosjes së bashkëpunimit trepalësh me vendet me të cilat ndajmë ujërat e Liqenit të Prespës, ministri Nuredini theksoi rëndësinë e aktiviteteve, të cilat ne si vend do t`i zhvillojmë. Ai theksoi se një numër i projekteve të ndryshme në lidhje me Pellgun e Drinit, Liqenin e Prespës ose natyrën në Parkun e Prespës po zbatohen në rajon dhe është shumë e qartë se hapi fillestar për të krijuar zgjidhje të përshtatshme është mbledhja e të dhënave, shkëmbimi i njohurive dhe konsolidimi i konkluzioneve të arritura brenda projekteve të ndryshme.Pikëpamje të ndryshme mbi problemin me uljen alarmante të nivelit të ujit të Liqenit të Prespës, përmes prezentimeve u paraqitën nga Sektori për mjedisin jetësor i komunës së Resnjës, Shoqata ekologjike, Instituti hidrobiologjik në Ohër, nga Sektori i natyrës i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nga ekipi i revizionit të planit të menaxhimit me Monumentin e natyrës Liqenin e Prespës dhe Fakulteti i bioteknologjisë në Manastir.“Harmonizimi i metodologjisë dhe sigurimi i monitorimit të vazhdueshëm në tri shtetet që ndajnë Liqenin e Prespës, përfshirja dhe analiza e të dhënave për sektorin e bujqësisë dhe ndikimi i tij në drejtim të shqyrtimit të ndikimit të konsumit të ujit për ujitje për shkak të rritjes së sektorit të bujqësisë në rajon, nevoja për gjetjen e mënyrave alternative të ujitjes së zonave bujqësore, si dhe përgatitja e një studimi serioz shkencor për hyrjen dhe daljen e ujit në Liqen ishin konkluzionet kryesore të arritura në fund të diskutimit nga të gjitha palët e interesuara”, thuhet në kumtesën e planifikimit hapësinor.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…