Nuredini në takim me përfaqësues të lartë të UNECE, IUCN dhe UNEP

Në kuadër të CBD COP15, ministri Nuredini zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare UNECE, IUCN dhe UNEP, ku u diskutua për aktivitetet aktuale të përbashkëta dhe fushat e mundshme për vazhdimin dhe zgjerimin e mbështetjes që i japin vendit tonë në fushën e mjedisit jetësor . Në takimin me Olga Algaerova – Nënsekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Sekretare Ekzekutive e UNECE, u diskutuan disa tema nga fusha e mjedisit jetësor. Lidhur me menaxhimin e ujërave u bë një rishikim i aktiviteteve për zbatimin e Konventës UNECE për Ujërat, ku Algaerova theksoi aktivitetet e realizuara me sukses në pellgun e lumit Drim, si dhe në përgjithësi bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm në menaxhimin e ujërave, por nga nga të dyja palët u theksua nevoja e një angazhimi të fortë të autoriteteve kombëtare për miratimin e të gjitha protokolleve për ujërat.

Në takim u diskutua për nevojën e ratifikimit të amendamenteve nga Konventa ESPOO, si dhe nevojën e emërimit të një personi shtesë për ESPOO, si dhe u diskutua për ndotjen e ajrit dhe burimet kryesore të ndotjes. Ministri Nuredini theksoi aktivitetet e ndërmarra për ndryshimin e metodave të ngrohjes dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në objektet publike – shkolla, kopshte, spitale, stacione policore, si dhe investimet strategjike në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Në të njëjtën kohë, Algaerova njoftoi mekanizmat financiarë të UNECE për të mbështetur aktivitetet për efikasitet energjetik të ndërtesave.

Gjithashtu është bërë një rishikim i aktiviteteve që kanë filluar për zbatimin e konceptit të ekonomisë qarkore dhe në përgjithësi për menaxhimin e mbeturinave..

Ministri Nuredini zhvilloi takim edhe me Bruno Oberle, Drejtor i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe Boris Erg, Drejtor i Zyrës së IUCN-së për Evropë. Ata diskutuan për investimet e planifikuara në fushën e menaxhimit të ujërave, mbeturinave dhe veçanërisht aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave natyrore. Ministri Nuredini falënderoi përfaqësuesit e lartë të IUCN-së për mbështetjen e deritanishme në procesin e shpalljes dhe rishpalljes së zonave të mbrojtura në vend dhe paralajmëroi aktivitetet e planifikuara për rritjen e përqindjes së zonave të mbrojtura dhe orientimin drejt konservimit të zonave të tjera (Jabllanicë ). Në të njëjtën kohë, ministri përmendi se do të vazhdojmë të kemi nevojë për mbështetje, veçanërisht në përballimin e sfidave të gjetjes së mekanizmave për të arritur vetëqëndrueshmërinë e zonave të mbrojtura dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik për popullatën lokale. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, veçanërisht në ruajtjen e statusit të UNESCO-s të Liqenit të Ohrit.

Në takimin me Inger Andersen, Sekretaren e Përgjithshme të UNEP-it, u shkëmbyen informacione për projektet aktuale që janë duke u realizuar në Maqedoninë e Veriut dhe u shpreh gatishmëria për të mbështetur projektin e ri rajonal për menaxhim të qëndrueshëm të zonës më të madhe të mbrojtur ndërkufitare në Evropë – PK Mali Sharr, PK Mavrovë, PK Shari dhe Parku Natyror Koritnik, si dhe për përkrahje të mëtejshme në zhvillimin e PK Mali Sharr dhe në ruajtjen e statusit të UNESCO-s të Liqenit të Ohrit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…