Nuredini në takim pune me kryetarin e komunës së Sarajit, Bexheti

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot në ambientet e Ministrisë u takua me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Në takimin e punës u diskutua për mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Sarajit, në realizimin e disa projekteve nga fusha e mjedisit jetësor.

Konkretisht, u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme lidhur me menaxhimin e zonës së mbrojtur të kanionit të Matkës, si dhe për kompletimin e dokumentacionit për realizimin e aktiviteteve të parapara për pastrimin e shtretërve të lumenjve Vardar dhe Treska.

Njëkohësisht, u dakorduan edhe aktivitetet e mëtejshme për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për kyçjen e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në komunën e Sarajit me rrjetin e ujësjellësit.

Në këtë takim u diskutua edhe për mbështetjen e mëtutjeshme të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në komunën e Sarajit për realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore në interes të banorëve të komunës së Sarajit dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…