Nuredini: Nënshkruhet Programi dyvjeçar për bashkëpunim në mjedisin jetësor dhe menaxhimin e ujërave 

Në sesionin e dytë të sotëm të Grupit Punues Ndërqeveritar për “Bashkëpunim Evropian – Tranzicioni i Gjelbër dhe Transformimi Dixhital dhe Qeverisje e së Drejtës ” të mbajtur në Sofje,  ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me homologun e tij bullgar, zëvendëskryeministrin për politikat klimatike dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë, Borislav Sandov, nënshkruajtën Programin dyvjeçar për zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën e mjedisit jetësor dhe menaxhimit të ujërave, nënshkruar më 11 prill 2019.  Nënshkrimi i Programit konfirmoi përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve përmes zbatimit të aktiviteteve specifike për mbrojtjen më të mire të mjedisit jetësor dhe përfshirjen aktive në zbatimin e nismave të përbashkëta.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…