Nuredini: Nevojitet qasje e integruar në menaxhimin e trupave ujorë – natyra nuk njeh kufij politikë

Sesioni i dytë i Takimit ministror për mjedisin jetësor i Nismës së Evropës Qendrore në Trieste u hap për publikun në kuadër të Samitit Barkolana dhe iu kushtua menaxhimit dhe mbrojtjes së ujërave, veçanërisht marrëdhënieve midis vendeve që ndajnë trupat ujorë ndërkufitar, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimin qëndrueshmërisë së shoqërive dhe mjedisit jetësor.Në fjalimin e tij në panel, ministri Nuredini ndau sfidat në menaxhimin e tri pellgjeve lumore dhe tri liqeneve natyrore që Republika e Maqedonisë së Veriut i ndanë me fqinjët e saj. Ai përmendi veçanërisht zhvillimet e fundit të bashkëpunimit në kuadër të Marrëveshjes së  Parkut të Prespës dhe theksoi nevojën për  qasje të integruar në menaxhimin e të gjithë trupave ujorë, pasi natyra nuk njeh kufij politikë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…