Nuredini nga “Rreth i gjelbër ekonomik” në Vienë: Ne stimulojmë investimet me masa konkrete ekonomike për të çmitizuar rimëkëmbjen e gjelbër nga kriza Covid

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u paraqit si folës kryesor në konferencën “Rreth i Gjelbër Ekonomik” në Vienë, në të cilën u prezantuan politika të qëndrueshme, inovative dhe të gjelbra, ide biznesi, produkte dhe kompani. Në fjalimin e tij, ai theksoi se zbatimi i agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një qëllim i qartë për vendin tonë, dhe prezantoi lidhjen e planifikuar të angazhimit kombëtar klimatik me masat e gjelbra për rimëkëmbjen nga kriza Covid 19. “Ne krijojmë dhe zbatojmë politika të zbatueshme të gjelbërta për të realizuar ‘Agjendën e Gjelbër’ në Ballkan si një qasje e re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rinovimin e ekosistemeve natyrore.”Çmitizojmë ekonominë e gjelbër duke u afruar deri te konsumatori, duke stimuluar investime private me masa konkrete të propozuara si efikasiteti i energjisë, energjia diellore, shërbimet e ekosistemit dhe lëvizshmëria elektronike. “Ne jemi duke punuar për të siguruar një tranzicion të drejtë të energjisë në ekonomi duke krijuar vende të gjelbërta pune, mbështetje financiare të planifikuar sistematikisht për operatorët ekonomikë dhe amvisërite individuale,” – deklaroi Nuredini në forum.Para përfaqësuesve të qeverive, subjekteve afariste dhe institucioneve financiare, ai paraqiti legjislacionin tonë të krijuar të harmonizuar me nevojat e të gjithë palëve të tanguara, i cili do të zbatohet menjëherë, do të hapë mundësi të reja për zhvillim dhe përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Në kuadër të konferencës, Nuredini gjithashtu u takua me Ministren Federale të Austrisë për Dixhitalizimin dhe Çështjet Ekonomike Margarete Schrambock, ku diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në arritjen e agjendës së gjelbër me Austrinë, si një nga partnerët kryesorë të investimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Konferenca “Rreth i Gjelbër Ekonomik” synon të prezantojë dhe promovojë zgjidhje të qëndrueshme, inovative dhe të gjelbërta afariste, produkte dhe kompani, por edhe aktivitete të politikëbërësve dhe aktivistëve civilë në mënyrë që t’i lidhë dhe inkurajojë ata të bashkëpunojnë në ndërtimin e një ekonomie më të gjelbër në tejkalimin e krizës aktuale.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…