Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me kërkesë të Milieukontakt Maqedoni dhe Komunës së Dojranit, sot organizoi një ngjarje të donatorëve për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqenit të Dojranit.  Ministri Nuredini mirëpriti përpjekjet e Komunës së Dojranit për gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtjen e Liqenit të Dojranit dhe theksoi se si MMJPH ashtu edhe Qeveria e RMV-së janë të vetëdijshme se bëhet fjalë për një komunë të vogël që ka nevojë për mbështetje shtesë.  Në këtë ngjarje para përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare u prezantua gjendja me problemet mjedisore me të cilat ballafaqohet Liqeni i Dojranit dhe nga Milieukontakt Maqedoni u ofruan zgjidhje konkrete të bazuara tek natyra për trajtimin e ujërave të zeza në pellgun e Liqenit të Dojranit dhe zgjidhje natyrore për rivitalizimin e bregdetit për mbrojtjen nga ndotja dhe vërshimet, të cilat komuna e Dojranit i vlerëson si zgjidhje që kanë potencial për të sjellë përfitime të shumta për liqenin, zhvillimin e qëndrueshëm të Dojranit dhe të gjithë rajonit.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…