Nuredini: Nuk ka kompromis me mjedisin jetësor

„Edhe pse jemi në një periudhë me sfida shëndetësore dhe ekonomike, si Ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor do të angazhohem që mos të ketë kompromis me mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe të mos lihet anash kriza klimatike me të cilën përballet e gjithë bota. Dua të theksoj që nëse diçka mësuam nga ky vit, ajo është që mjedisi i shëndetshëm është parakusht për përmbushjen e të drejtave të njeriut, për shëndetin tonë dhe për ekuilibrin e ekosistemeve“, deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, derisa prezantoi detyrat dhe qëllimet e Letrës së mandatit, si dhe planin e punës për 100 ditët e para të Qeverisë.Nuredini paralajmëroi ndryshime në Ligjin për mjedis jetësorë.“Janë përgatitur edhe ndryshimet e Ligjit për mjedis jetësor ku është paraparë metodologji precize për identifikimin dhe implementimin e planit për sanimin e pikave të nxehta të ndotjes historike industriale në vend. Siç e kam bërë të ditur më parë, prioritetet e mia në resor janë menaxhimi me ndotjen e ajrit, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe sigurimin e ujit të pastër për të gjithë. Nga aspekti i ndotjes së ajrit, ne do të rrisim numrin e stacioneve matëse”, tha Nuredini.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…