Nuredini: Për t’u anëtarësuar në BE duhet që secili nga ne të bëj pjesën e tij qytetar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Bogovinës. Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve ju janë drejtuar edhe kryetari i komunës njëherit edhe kryetar i degës së BDI në Bogovinë Besnik Emshiu, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, kryetari i Këshillit komunal Ilir Elezi,

Jemi këtu për të dëgjuar mendimet e juaja dhe idetë e juaja. Si fëmijë i diasporës unë shoh ndryshime të dukshmë në këto vende, duke nisur nga gjuha, shërbimi policor, institucional, flamuri, shkollimi dhe shumë gjëra të tjera. Sot ngelet sfidë anëtarësimi në BE, ndaj duhet të krijojmë politika të duhura për në BE. Duhet arsim më standard të lartë, shëndetësi dhe infrastrukturë. Së pari herë në këto 30 vite kemi siguru mjete për të rregulluar çështjen e mbeturinave në shtet, kemi siguruar mjete nga BERZH-i dhe BE, për depone moderne, kontenjera modern që mundësojnë dhe selektim të mbëturinave. Sot fatkeqësisht disa vendbanime ende nuk kanë ujësjellës, kemi siguruar mjete edhe për këtë çështje. Me këto investime krijojmë balans për një jetë më të mirë për qytetarët tanë. BE kërkon mjedis të pastër, zona të mbrojtura dhe ekonomi të zhvilluar. Për t’u anëtarësuar në BE duhet që secili nga ne të bëj pjesën e tij qytetare, drejt realizimit të synimeve tona shtetërore, deklaroi Nuredini.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…