Nuredini: Përcaktimi ynë është që të jemi pjesë e Evropës si kontinenti i parë neutral ndaj klimës

Ministri Nuredini mori pjesë në ngjarjen, e cila shënoi në mënyrë mjaft inovative fillimin e fushatës së re “BE me TY” të fokusuar në Marrëveshjen e gjelbër evropiane, me titull: “Nuk ka planet rezervë”, të cilën e promovuan shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë David Geer dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikola Dimitrov. Marrëveshja e gjelbër evropiane është një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian dhe fokusi i politikave dhe aktiviteteve të BE-së për vitet në vijim. Qëllimi i Marrëveshjes së gjelbër është që Evropa të jetë kontinenti i parë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050, që do të thotë të arrihet zero emetime të gazeve serrë deri në vitin 2050 por me rritje ekonomike të siguruar me burime natyrore të ruajtura dhe mirëqenie për të gjithë. Me Kontributet e Rishikuara Kombëtare në Marrëveshjen e Parisit, si dhe me politikat dhe masat kombëtare të projektuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe klimës, MMJPH dhe Qeveria e RMV-së pajtohen plotësisht me përpjekjet e BE-së për të trajtuar së bashku ndryshimet klimatike. Përcaktimet tona janë shprehje e partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe specifika e këtyre fenomeneve është më shumë një argument për nevojën për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit dhe përafrimit me standardet evropiane.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…