Nuredini: Po forcojmë partneritetin tonë me UNOPS-in në trajtimin e pikave të nxehta historike në vend

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e klimës COP 27 në Egjipt, ka zhvilluar takim pune me ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese  UNOPS Jens Wandel.

Në takim u diskutua për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me UNOPS-in (në kuadër të mandatit të tyre) për zgjidhjen e problemeve me pikat e nxehta industriale.

Ministri falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm në kryerjen e pastrimit të lindanit nga deponia e vogël në OHIS dhe kërkoi që aktivitetet të shtrihen edhe në fusha të tjera me rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor, përmes rishikimit dhe plotësimit të dokumentacionit ekzistues dhe përgatitjes së të projekteve të performancës.

U konfirmua reciprokisht se UNOPS mund të ndihmojë edhe në zbatimin e projekteve të tjera me interes për ministrinë dhe shtetin nëpërmjet përdorimit të njësive të tyre për prokurimin dhe menaxhimin e ciklit të projektit. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…