NUREDINI: Projekti për vendosjen e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në lagjen Serovë të komunës së Çairit

Në lagjen Serovë të komunës së Çairit ishte vizita ynë e radhës së bashku me zëvendës kryeministrin Artan Grubi, Kreshnik Bekteshi, Bujar Osmani dhe kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiun ku aktualisht është duke u zhvilluar projekti për vendosjen e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik.   Përderisa mendojmë për qytetarët dhe jetesën e tyre më të mirë duhet të përmend se sa i përket Komunës së Çairit projekti Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën Vergino, është kryer, dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Buxheti i vitit 2020 siguroi mjete në vlerë prej 1,161,994.00 denarë.   Projekte të tjera në realizim janë: “Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të furnizimit me ujë për rrugën “Kovaçka”, rrugën “Rifat Burxheviq”, rrugën “138”, rrugën “Mesta”, rrugën “Solunska”dhe një pjesë të “Saum Çesmës 1 dhe 2 komuna e Çairit”,  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për këtë projekt ka siguruar mjete në vlerë prej 20,000,000.00 denarë nga Buxheti i vitit 2020.   Projekti i dytë është “Rindërtimi i ujërave të ndotura atmosferike dhe fekale në Degën e Strumicës 4,5,6 dhe 7”, ku nga Buxheti i vitit 2021 kemi siguruar 5,000,000.00 denarë. Ndërsa projekti i fundit “Vendosja e sistemeve fotovoltaike në objektet publike në territorin e komunës së Çairit” po i njëjti është në realizim dhe ne kemi ndarë mjete në vlerë prej 8,801,583,00 denarë nga Buxheti i Ministrisë për vitin 2021.   Nevojat e qytetarëve për një jetë më të mirë është detyra jonë thelbësore, shpresoj se këtë gjë do ta dëshmojmë edhe në periudhën e ardhëshme ashtu siç kemi vepruar deri më tani.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…