Nuredini: Miratohet kredia financiare për menaxhim të mbeturinave prej 55 milion Euro

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe Ambasadorja e Zvicrës, SH.S. Sibil Suter Tejada, sot vizituan Qendrën Rajonale për Zhvillim të Rajonit të Pollogut, ku u takuan me përfaqësuesit e ekipit këshillues dhe kontraktorin për të parë progresin në zbatimin e masave të shpejta të rehabilitimit në vendin ekzistues të deponimit të mbeturinave Rusino, të cilat janë parakusht për fillimin e fazës së dytë të procesit të krijimit të një sistemi të vetë-qëndrueshëm të integruar të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pollogut. Në takim, Ambasadori Suter Tejada shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen financiare të SECO, duke siguruar fonde shtesë me vlerë për krijimin e infrastrukturës dhe zbatimin e Planit Rajonal të Menaxhimit të Mbetjeve në rajonin e Pollogut, nëse shteti siguron fonde për vazhdimin e aktiviteteve të planifikuara. Për këtë qëllim, Ministri Nuredini informoi se me kërkesë të MMJPH, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 2 shkurt miratoi fillimin e procedurës për marrjen e një kredie nga organizatat ndërkombëtare financiare për krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonin Juglindor , të Vardarit, Pelagonisë, Jugperëndor dhe rajonin e Pollogut në vlerë prej 55,367,614.00 euro. Duke siguruar këto fonde, shteti do të jetë në gjendje të fillojë ndërtimin e infrastrukturës bazë të administrimit të mbetjeve në nivelin rajonal.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…