Nuredini: Qeveria miratoi Propozim-vendimin për shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur

Me kënaqësi të veçantë e informoj opinionin se Qeveria në seancën e sotme të 127-të miratoi propozum tvendimin për shpalljen e një pjese të Maleshevës zonë e mbrojtur në kategorinë V – zonë e mbrojtur, me të cilën rritet territori i zonave të mbrojtura në nivel shtetëror në 13.8%. Sipërfaqja e zonës së ardhshme të mbrojtur të Maleshevës është 11460.89 hektarë, në kuadër të së cilës janë propozuar dhe përcaktuar tri zona të themeluara me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të natyrës. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për mirëkuptimin dhe mbështetjen në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik edhe në këtë rajon.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…