Nuredini: Realizojmë bashkëpunim të mirë me SHBA-në në zbatimin e synimeve ambicioze klimatike dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini,  sot zhvilloi një takim protokollar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RMV, shkelqësia e saj Kate Marie Byrnes. Në fokus të takimit ishte mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatimin e politikave dhe masave që dalin nga dokumentet strategjike kushtuar ndryshimeve klimatike, veçanërisht në fushën e përfshirjes së sektorit privat dhe vetëqeverisjes lokale, dhe me interes të veçantë është edhe Kontributi i Rishikuar Kombëtar (eNDC), që ka synime më ambicioze për zbutje të bazuara në potencialin për zbutje dhe të energjisë dhe sektorëve të tjerë, që merr në konsideratë fusha të tilla si përfshirja e sektorit privat dhe bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale. Ministri Nuredini falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ambasadës Amerikane dhe shprehu përkushtimin e tij për thellimin konstruktiv të bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…