Nuredini: Rritja e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike në Malin Sharr dhe Korab do të thotë siguri më e madhe për popullatën dhe natyrën

Në punëtorinë studimore konsultative rajonale të OSBE-së “Ndryshimet klimatike dhe siguria e Malit Sharr/Sharri dhe Masivi i Korabit”, që mbahet sot dhe nesër në Mavrovë, diskutohet për zhvillimin e strategjisë së përbashkët për bashkëpunim dhe përshtatje dhe planin e zbatimit, janë ndarë dhe shembuj të praktikave më të mira nga bashkëpunimi në rajonin e Malit Sharr dhe Masivit të Korabit, e më gjerë. 

Fjalim në hapje  mbajti ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i cili theksoi se zona e Malit Shar dhe Masivi i Korabit janë identifikuar si pika prioritare për bashkëpunim në raportin e Raportit të OSBE-së dhe “Adelphi-t”:  “Vlerësimi rajonal për Evropën Juglindore: Implikimet e sigurisë të ndryshimeve klimatike”. 

– Duke marrë si pikënisje këto gjetje, ky studim gjithëpërfshirës synon që të vlerësojë kontekstin aktual të aktiviteteve të përbashkëta në nivel të zonës së mbrojtur në zonën e Malit Sharr dhe Masivit të Korabit. Në bazë të këtij vlerësimi, studimi i OSBE-së ka për qëllim që të mbledhë dhe zhvillojë ide për aktivitete të mëtejshme të bashkëpunimit midis palëve të ndryshëm të tanguar në këtë zonë, si dhe të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për zbatimin e tyre të suksesshëm. Kjo do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit dhe reduktimit të rreziqeve të sigurisë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në Malin Sharr dhe në zonën e masivëve të Korabit”, tha Nuredini. 

Sipas tij, zbatimi i politikave dhe masave në lidhje me aktivitetet klimatike do të përshpejtojë rikuperimin e investimeve dhe aktiviteteve në sektorët kryesorë ekonomikë si sektori i shërbimeve, turizmi, ndërtimi dhe energjia dhe në të njëjtën kohë do të krijojë mundësi të reja dhe të gjelbra për hapjen e vendeve të reja të punës. Gjithashtu, është thelbësore që të ndërmerren hapa proaktivë për të ndërtuar qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të investuar në masat e përshtatjes, veçanërisht për më të varfërit ose më të margjinalizuarit në shoqëri, si dhe për sektorët më të prekur nga pandemia. 

Kjo punëtori organizohet nga Zyra e Koordinatorit për Aktivitetet Ekonomike dhe Ekologjike të OSBE-së dhe zbatohet në kuadër të projektit “Përforcimi i përgjigjeve ndaj rreziqeve të sigurisë nga ndryshimet klimatike në Evropën Juglindore, Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore. “, të cilat realizohen nën udhëheqjen e Koordinatorit të OSBE-së për aktivitet ekonomike dhe ekologjike (OCEA), në partneritet me Qendrën për Kërkime dhe Konsultime për Politikat Publike “Adelphi”. 

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…