Nuredini: Shënuam fillimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit në Bogovinë 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut , shkelqësia e saj Veronique Hullman, Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigoryan dhe kryetarin e komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, morën pjesë në ngjarjen për shënimin e fillimit të punimeve për rregullimin e shtratit të lumit të Bogovinës në komunën e Bogovinës.  Projekti realizohet me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.  Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i prirur ndaj fatkeqësive dhe është veçanërisht i prekshëm nga rreziku i përmbytjeve. Për t’i tejkaluar pasojat e mundshme të fatkeqësive të tilla, Qeveria Zviceriane ka krijuar një Program për Përmirësimin e Rezistencës ndaj Përmbytjeve në Rajonin e Pollogut.  Qëllimi kryesor i Programit është të inkurajojë ndryshimet në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në nivel rajonal, gjegjësisht në nivelin e pellgut lumor – tha me atë rast ministri Nuredini. Programi përcakton vendet më kritike për ndërhyrje me masa strukturore përmes ndërtimit të shtretërve të rinj të rregulluar të lumenjve, përfshirë lumin e Bogovinës. Ndërhyrjet që kanë filluar tashmë janë planifikuar të kryhen në dy faza, dhe pritet të përfundojnë për 6 muaj. Këtu përfshihet edhe lumi i Bogovinës, rregullimi i të cilit kap vlerën prej 1.2 milionë euro.  Njëkohësisht, ministri njoftoi se javën e ardhshme do të fillojnë punimet ndërtimore për zbatimin e masave për mbrojtje strukturore dhe bioinxhinierike nga vërshimet në fsh. Shipkovicë në komunën e Tetovës, për të cilën Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguron bashkëfinancim prej rreth 10 milionë denarë (10.162.000 denarë) ose 49% nga shuma e përgjithshme. 

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…