Nuredini: Siguruam mbështetje direkte për komunat prej 50 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës ujore

Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sigurojnë 50 milionë euro mbështetje direkte financiare për komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore. Marrëveshjet për realizimin e këtij projekti u nënshkruan sot nga ministri i Financave Fatmir Besimi, nënkryetarja e BEI-së Liljana Pavlova dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në prani të ambasadorit evropian David Gir.  

 “Kjo marrëveshje, e cila është konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme të BEI-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ofron 50 milionë euro të reja mbështetje direkte financiare për Qeverinë, e cila do t’u shpërndahet komunave dhe komunave të qytetit të Shkupit si donacion për realizimin e projekteve të infrastrukturës komunale. Ky projekt është pjesë e politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillim të balancuar rajonal dhe pritet që përmes investimeve në infrastrukturën komunale të stimulohet zhvillimi i komunave në vend”, tha ministri Besimi në nënshkrimin e marrëveshjeve.  

Ai shtoi se kjo do të thotë përmirësim i kushteve të qytetarëve, veçanërisht në zonat rurale dhe afrim i vendit tonë me standardet e BE-së. 

Nënkryetarja e BEI-së thekson se ky është një investim strategjik për vendin me mbështetjen e ekipit evropian dhe është prioritet për sigurimin e kushteve më të mira të jetesës për qytetarët, si dhe për rrugën drejt BE-së dhe harmonizimin e standardeve evropiane. “Do të ndihmojë”, theksoi ajo, “për të siguruar fonde për sektorin e infrastrukturës ujore dhe për t’u siguruar partnerëve tanë vendorë një burim financiar afatgjatë për të plot[suar nevojat dhe qëllimet e tyre të qëndrueshme”.  

Mjetet e siguruara nga kjo linjë kreditore do të realizohen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor. 

“Tashmë kemi filluar të identifikojmë nevojat e vetëqeverisjeve lokale dhe presim që ato të tregojnë pjekuri dhe kapacitete të mjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm të projektit për të patur një zbatim të shpejtë dhe të suksesshëm, i cili nga ana tjetër do të varet nga tërheqja e investime të reja në dispozicion. Sigurimi i ujit të pijshëm të pastër për të gjithë banorët është një nga prioritetet kryesore në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. 

Fondet do të përdoren për rehabilitimin, modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë, infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza, sistemeve të kanalizimit atmosferik  dhe masave emergjente të mbrojtjes nga përmbytjet, si dhe blerjen e pajisjeve të specializuara pëe mirëmbajtje. 

Kushtet në të cilat kredia do t’i jepet Republikës së  Maqedonisësë Veriut janë jashtëzakonisht të favorshme. Periudha e shlyerjes është deri në 25 vjet, duke përfshirë grejs periudhë  deri në pesë vjet. 

EIB është partner i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e projekteve prioritare në fushën e energjetikës, lidhjes infrastrukturore, tranzicionit të gjelbër, si dhe në rritjen e konkurrencës së kompanive vendore. 

Që nga viti 1991, BEI ka mbështetur ekonominë tonë me mbi një miliard euro investime në projekte kyçe të infrastrukturës si dhe në mbështetje të kompanive të vogla dhe të mesme dhe aktualisht mbështetja e saj në projekte në sektorin publik është rreth 200 milionë euro. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…

35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut/ Ali Ahmeti: Ndër të parët që nisën ortekun e luftës çlirimtare të kombit shqiptar

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i BDI, Ali Ahmeti ka kujtuar sot…