Nuredini: Takim me Federatën e Alpinizmit të RMV-së 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot priti përfaqësuesit e Federatës së Alpinizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën marrin pjesë më shumë se 50 klube alpinistike.  Në takim u diskutua për gjendjen e shtëpizave malore në vend për të cilën u referuan përfaqësuesit e Federatës së Alpinizmit të RMV-së, të cilët theksuan nevojën e rinovimit dhe mirëmbajtjes së tyre, si objekte të një rëndësie të veçantë për dashamirësit e natyrës.  Të dyja palët theksuan gatishmërinë për bashkëpunim në mbrojtjen e natyrës që është në interes të të gjithë publikut, si dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillim socio-ekonomik në zonat e mbrojtura në drejtim të zhvillimit të eko-turizmit.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…