Nuredini: Takim me Kryetaren e re të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, realizoi takim pune me kryetaren e re të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, me ç’rast diskutuan për aktivitetet aktuale dhe planet e ardhshme në fushën e mjedisit jetësor në kryeqytet. Nuredini dhe Arsovska shkëmbyen mendime për proceset në vazhdim dhe mënyrën e menaxhimit të zonës së mbrojtur Vodno, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të planit hapësinor dhe planit të menaxhimit si bazë ligjore për tejkalimin e konflikteve ekzistuese, si dhe diskutuan për procesin e aktual të miratimit të Ligjit për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyror. Si temë e bisedës u ngrit edhe çështja e menaxhimit të mbeturinave, ku ministri Nuredini ndau idenë që nga mjetet e siguruara nga kompensimi i përdorimit të qeseve të përdoren për prokurorimin e enëve për selektimin e mbeturinave që do të shpërndahen në të gjithë vendin. Qëndrimi i përbashkët ishte që BNJVL dhe të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe sektori civil të përfshihen në këtë aktivitet. Kjo do të mundësojë transparencën e procesit në të cilin fondet e mbledhura nga qytetarët do t’u kthehen qytetarëve duke përmirësuar infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave dhe duke nxitur shprehi të mira në drejtim të veprimit me mbeturinat.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…