Nuredini: Takim me kryetarin e Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi, ku biseduan për gjendjen e mjedisit jetësor dhe nevojën dhe mundësitë për përkrahje të komunës nga MMJPH.  Kryetari Ibraimi theksoi se prioritet i komunës është përmirësimi i infrastrukturës për furnizim me ujë dhe grumbullumi dhe trajtimi i ujërave të zeza, për të cilat MMJPH tashmë ka siguruar mjete në buxhet. Në këtë fazë, mjetet janë planifikuar për të mbështetur përgatitjen e dokumentacionit të projektit për këtë projekt të madh infrastrukturor, për të cilin komuna duhet të kryejë aktivitetet përgatitore në mënyrë që të ketë qasje në realizimin e të njëjtit. Ministri Nuredini dhe kryetari Ibraimi biseduan edhe për çështje të tjera aktuale në sigurimin e mjedisit të pastër jetësor për banorët e Haraçinës, ku ministri Nuredini informoi edhe për mjetet e tjera në dispozicion për shfrytëzimin e së cilave komuna duhet të përgatitet.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…