NUREDINI: U miratua projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sot në seancën e 59-të, Qeveria e Republikës së Мaqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e projektit “Ndërtimi i kanalizimit fekal në vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë, komuna e Bogovinës.   Vlera totale e projektit është 273,133,500.00 denarë, dhe do të realizohet gjatë 3 viteve. Për vitin 2021, janë siguruar mjete në vlerë prej 78,454,500.00 denarë nga buxheti i Ministrisë, dhe pjesa tjetër janë planifikuar në buxhetet për vitin 2022 dhe 2023.   Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të fillojë procedurën shumëvjeçare të prokurimit publik sapo komuna përkatëse të kompletojë dhe të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…