Nuredini: U prezantuan aktivitetet më të fundit të MMJPH-së për trajtimin e ndotjes së ajrit 

Me një prezantim të aktiviteteve më të fundit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për trajtimin e ndotjes së ajrit në vendin tonë, ministri Naser Nuredini hapi sot ngjarjen me të cilën filloi zbatimi i projektit “Qasja sistematike për vlerësimin e lidhjes ndërmjet ndotjes së ajrit dhe lëvizshmërisë njerëzore dhe  përfshierjen e lidhjes për zhvillimin e politikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, zbatuar nga MMJPH në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Universitetin e Birminghamit dhe Universitetin e Evropës Juglindore. -Para disa ditësh mora pjesë në prezantimin e rezultateve të studimit për burimet e ndotjes së ajrit me fokus në Shkup, tani fillon një punë e tillë hulumtuese edhe në Tetovë dhe është veçanërisht e rëndësishme për ne si qeveri dhe krijues të politikave për ta zgjidhur këtë çështje.  

Ne si Ministri kemi punuar në përmirësimin e legjislacionit, kemi publikuar Listat e komunave që duhet të përgatisin plane veprimi për trajtimin e ndotjes së ajrit, kemi vënë në funksion të plotë rrjetën e monitorimit dhe të njëjtën e kemi zgjeruar. Ne punojmë me Qeverinë dhe vetëqeverisjen lokale për të stimuluar investimet në efikasitetin energjetik dhe ndryshimin e metodave të ngrohjes. Tashmë po vërejmë përmirësime, por sigurisht që duhet të merremi më seriozisht edhe me lëvizshmërinë nesë duam të arrijmë rezultate reale – tha ministri Nuredini.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…