Nuredini: U prezantuan rezultatet e Studimit për trajtimin e ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me ambasadoren e Suedisë në RMV, shkelqësia e saj Kristin Forsgren Bengtsson, kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Maqedoninë e Veriut Armen Grigorjan morën pjesë në ngjarjen ku u prezantuan rezultatet e Studimit për proporcionin e ndotësve të ajrit në qytetin e Shkupit. 

 

Jam i kënaqur që me hartimin e studimit “Trajtimi i ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit” rezultatet e të cilit janë prezantuar sot është treguar një angazhim serioz i komunitetit shkencor i cili edhe në bazë shkencore ka vërtetuar se burimet e ndotjes janë pothuajse identike me ato që i kemi marrë ne si bazë në krijimin e masave dhe politikave – tha ministri Nuredini, duke theksuar se sa i përket ndotjes së ajrit në kryeqytetin Shkup nevoitet një qasje serioze për zëvendësimin e mënyrave të ngrohjes, gazifikimit, efikasitetit më të lartë të energjisë dhe kursimi i energjisë të cilat kushtëzohen nga tendencat moderne ekonomike, si dhe vendosjen e regjimeve të përmirësuara të trafikut dhe sigurimi i transportit publik funksional miqësor ndaj mjedisit, i cili do të reduktojë përdorimin e automjeteve të veta. 

Me rregulloren e përmirësuar, rriten detyrimet në nivel lokal për hartimin e planeve për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe ndërmarrjen e masave intervenuese, me përmirësimin e sistemit monitories shtetëror për cilësinë e ajrit, por edhe me detyrime dhe përgjegjësi të qarta në përputhje me Ligjin e ri për Mbikëqyrje Inspektuese dhe Ligjin për Emetime Industriale, MMJPH pret përmirësim edhe më të dukshëm të cilësisë së ajrit.  

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…