Nuredini: U shqyrtuan mundësite për zgjerimin e mbështetjes së Zvicrës në mbrojtjen e mjedisit jetësor 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi takim koordinues me koordinatoren e projektit të Sekretariatit Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO), Françoise Salamé dhe Këshilltarin Rajonal për Mjedis Jetësor dhe Infrastrukturë Cliff Hammer, takim në të cilin diskutuan mbi statusin e projekteve që realizohen me mbështetjen zviceriane, si dhe për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në kornizën e re programore për bashkëpunim në mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës. U diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, por edhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e ndryshimeve klimatike, tranzicionit të drejtë lidhur me procesin e dekarbonizimit etj. Përfaqësuesit zvicerianë konfirmuan gatishmërinë e Qeverisë Zviceriane, si një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, natyrës dhe në realizimin e projekteve të qëndrueshme infrastrukturore, që e njëjta të vazhdojë edhe më tutje.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…